Qëndrim te Chelsea apo largim drejt Interit? Kjo është pyetja që ka në mendje Romelu Lukaku. Rreth kësaj teme ka folur trajneri i Kombëtares së Belgjikës, Roberto Martinez, në një intervistë t dhënë për RTE. Martinez e njeh mirë lojtarin, pasi e ka trajnuar në Përfaqësuese.
“Në Belgjikë jemi shumë të qetë për situatën e Romelu-s. E di që është një temë shumë e nxehtë, por tani ai thjesht po përpiqet të rikuperohet nga dëmtimi.Pastaj nëse qëndron te Chelsea, do të jetë për arsyet e duhura. Nëse ai duhet të largohet, megjithatë, do të jetë sepse të gjithë janë dakord. Unë e njoh mirë Romelu-n, e kam trajnuar edhe në Everton kur ai ishte shumë i ri.

Ai ishte 19 vjeç dhe një status shumë ndryshe nga sot. Tani ai është një lojtar i pjekur dhe e ka të qartë se çfarë dëshiron. Ai dëshiron të jetë i rëndësishëm dhe të argëtohet duke luajtur futboll. Jam i sigurt se vendimi që do të marrë në verë do të jetë i duhuri” – tha ai.
(BalkanWeb)
