Edicioni i sotëm i Il Tempo bën një bilanc të së ardhmes së Romelu Lukakut, i cili tashmë ka shënuar 6 gola në kampionat në 824 minuta të luajtura. Në Evropë, ish-qendërsulmuesi i Interit ka realizuar  tashmë 3 gola në 317 minuta të luajtura.

Mesatarja e jashtëzakonshme e golave ​​nuk pësoi ndryshim të madh as tek kombëtarja, ku ndaj Azerbajxhanit “tundi rrjetën” 4 herë. Numra shumë të rëndësishëm dhe pozitiv,  që nuk i kanë shpëtuar Romës, klub që dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me sulmuesin. Lojtari mbërriti në kryeqytet nga Chelsea në formë huazimi deri në qershor të vitit 2024, por marrëdhëniet mes dy klubeve janë të shkëlqyera, gjë që e tregon edhe shpejtësia me të cilën u mbyll akordi.

Por, nëse Lukaku do të vazhdojë të shënojë me këtë ritëm, vlerësimi me siguri do të shkojë mbi 40 milionë euro. Do të duhet të gjendet një zgjidhje edhe për pagën e lojtarit,pa marrë parasysh edhe disa çështje të tjera. Ka ende një sezon të gjatë përpara, me Lukakun që është në qendër të projektit të Romës.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: