Cristiano Ronaldo me shumë mundësi do të qëndrojë në Arabinë Saudite. Sulmuesi i Al Nassr duket i kënaqur me përvojën e re dhe me gjasë nuk do ndryshojë ambient në verë.

“Kampionati vazhdon të përmirësohet dhe viti i ardhshëm do të jetë më i mirë. Pak nga pak, mendoj se kjo ligë do të jetë ndër pesë më të mirat në botë, por kërkon kohë, lojtarë dhe infrastrukturë. Por unë mendoj se ky vend ka potencial të jashtëzakonshëm, ka njerëz të jashtëzakonshëm dhe e ardhmja do të jetë fantastike”-tha Ronaldo. Ronaldo ka shënuar 14  gola këtë sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: