Liverpool do të ndajë rrugët me Mohammed Salah në fund të sezonit. Edhe pse sulmuesi egjiptian ka kontratë me The Reds deri në vitin 2027, palët kanë vendosur që të ndërpresin bashkëpunimin një vit përpara.

“Mohamed Salah do të mbyllë karrierën e tij të shkëlqyer me Liverpul FC në fund të sezonit 2025-26. Koha për të festuar plotësisht trashëgiminë dhe arritjet e tij do të vijë më vonë gjatë vitit, kur ai t’i thotë lamtumirë ‘Anfield’”- Shkruan klubi.

Për largimin ka folur edhe vetë Salah. “Do të largohem nga Liverpooli në fund të sezonit. Nuk e imagjinoja kurrë sa shumë ky klub, kjo qytet dhe ky popull do të bëheshin pjesë e jetës sime. Nuk është thjesht një klub futbolli: është histori, pasion, shpirt”.

33-vjeçari është pjesë e Liverpool që në vitin 2017, periudhë në të cilën erdhi nga Roma. Me anglezët, për shumë vite me radhë, ai ka qënë lider absolut.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb