Ditën e hënë, mes Bledi Shkëmbit dhe presidentit të KF Tiranës, Refik Halili, pritet të ketë një takim.
Në këtë përballje do të vendoset përfundimisht për të ardhmen e korçarit nëse do të qëndrojë apo jo te bardheblutë.
Palët kanë diskutuar edhe këtë javë, por nuk është arritur asnjë përfundim për sezonin e ri. Po ditën e hënë, Struga pret përgjigjen e Bledi Shkëmbit nëse do të pranojë ofertën e liqenorëve.
