Në vigjilje të derbit të Torinos, Max Allegri foli në konferencë për shtyp, ku ndër të tjera foli dhe për të ardhmen e tij, por duke i kaluar topin drejtuesve të klubit:

“Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë dhe speciale. Për ne është e rëndësishme sepse janë pike që na duhen për objektivin tonë”, u shpreh Allegri duke u ndalur më pas te diskutimi mbi të ardhmen e tij:

“E ardhmja është nesër. Tani duhet të mendojmë vetëm për objektivat, hyrja ose mos hyrja në Champions League vlen 100 milionë euro. Është një objektiv themelor. Pastaj klubi do të vendosë se cila do të jetë më e mira për Juventusin.

Atmosfera? Kur fiton, ndihesh më mirë, kjo është e sigurt. Kanë mbetur edhe 7 javë nga kampionati dhe gjysmëfinalja e Kupës së Italisë. Është ende shumë larg, nesër duhet të bëjmë një hap tjetër përpara drejt objektivave tona”, u shpreh Allegri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: