Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick në konferencë para ndeshjes ndaj Newcastle në Champions nuk ka hezituar të flasë për të ardhmen e tij. Ai shprehet se, Barça do të jetë skuadra e tij e fundit e cila do të drejtojë.

“Mendoj se nuk është momenti ideal për të diskutuar për të ardhmen time. Unë dhe skuadra jemi të fokusuar në ndeshjen e radhës, e cila do të jetë mjaft delikate pasi përballë kemi një rival si Newcastle.

Mua më pëlqen shumë të punoj këtu. Kemi një familje të madhe dhe e gjithë Barcelona na mbështet. Unë jam këtu për të ndihmuar ekipin që të arrijë një nivel edhe më të lartë, por për të ardhmen ka kohë. Unë në fillim dua që të konsultohem me familjen time”- Tha Flick.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb