E ardhmja e sulmuesit brazilian të Real Madrid Vinicius Jr vijon ende të mbetet një enigma. Në mediat spanjolle prej javësh tashmë fokusi mbetet vijueshmëria e sulmuesit të merengues, tek klubi mbretëror. Vinicius ka vetëm edhe një vit kontratë, por ka qetësuar ambientin duke deklaruar se i beson plotësisht presidentit Florentino Pérez për rinovimin.

“Nuk kam nxitim”, ka bërë të ditur Vinícius, duke theksuar dëshirën për të vazhduar të japë maksimumin për skuadrën. Pavarësisht presionit të fundit nga tifozët,teksa ai ishte ndër futbollistët e vërshëllyer nga publiku në “Bernabeu” në sfidën e fundit në kampionat ndaj Levantes, braziliani mbetet i përqendruar te fusha dhe te objektivat e Real Madridit, duke shprehur qartazi vullnetin e tij për të rinovuar kontratën me 15 herë kampionët e Evropës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb