E ardhmja e Dani Ceballos te Real Madridi mbetet e paqartë. Sipas asaj që shkruajnë mediat, mesfushori mund të largohet nga gjigandët spanjollë.
Në vitin 2023, Betis u përpoq ta rikthente atë, por marrëveshja dështoi. Pas muajsh hezitimi, Ceballos rinovoi kontratën e tij me Real Madridin, por situata e tij nuk ka ndryshuar.
Konkurenca mbetet e ashpër, me lojtarë si Valverde, Tchouaméni dhe Bellingham përpara tij, ndërsa fitimi i një vendi titullari është larg.
Megjithatë, Real Madridi nuk është i gatshëm ta shesë Ceballos për më pak se 10-15 milionë euro, një kërkesë që Betis nuk ka gjasa të jetë në gjendje ta përmbushë.
Mbetet të shihet e ardhmja e lojtarit, me muajin gusht që pritet të jetë vendimtar.
