Është shtyrë seanca në Gjykatën e Elbasanit për ekstradimin e 33-vjeçares ruse Svetlana Timofeeva, e arrestuar tre muaj më parë në vendin tonë nën akuzën e spiunazhit, pas sulmit në uzinën e Gramshit.

Gazetari Fatmir Popja bën me dije për “BalkanWeb” se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e prokurorit të çështjes, Mustafa Turku, i cili thuhet se ka probleme shëndetësore.

Timofeeva aktualisht është e paraburgosur nën masën e sigurimit “Arrest në burg”, e arrestuar për spiunazh në Shqipëri para tre muajsh, ndërsa Rusia ka kërkuar ekstradimin e saj drejt Moskës.

Nga aktet e përcjella nga autoritete ruse të drejtësisë rezulton se Timofeeva, është person i shpallur në kërkim në Rusi për veprën penale të “Marrje e paligjshme e informacionit që përbën sekret shtetëror”, ndërsa kjo e fundit nuk e ka dhënë pëlqimin e saj për t’u ekstraduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb