Një debat i ashpër u zhvillua në emisionin Prime Newws24, mes kryetarit të partisë Mundësia Agron Shehaj dhe gazetarit Anri Bala.

Bala e akuzoi Shehajn se bëri publik rastin e dhunës ndaj protestuesit për arsye politike.

Shehaj iu përgjigj, duke i thënë se është politikan që bën denoncime dhe se akuzat janë të turpshme e të neveritshme. Shehaj u shpreh se Bala po bën rolin e servilit ndaj të korruptuarve.

Anri Bala: Detyra nuk është vetëm të dalësh në Tv dhe të bërtasësh. I bën vetëm në TV këto dhe më pas harron. Pastaj pazaret i bën me tjerët. I kemi parë piruetat e Agron Shehajt, dhe e ka thënë edhe Taulant Balla.

Agron Shehaj: A të vjen turp

Anri Bala: Ta tha Taulant Balla në parlament e ule kokën. Këto që denoncon sot, u ke kërkuar të të ruajnë votat.

Agron Shehaj: Jeni të neveritshëm.

Anri Bala: Hesht me mua, zotëri

Agron Shehaj: Të të vijë turp, që mbron dhunuesit, mbron të korruptuarit.

Anri Bala: Je i pabesueshëm.

Agron Shehaj: Je i neveritshëm, je pa dinjitet.

Anri Bala: Bën shfaqjen që të vish në studio dhe nuk i shkon rastit nga mbrapa.

Agron Shehaj: Je pa dinjitet, që u servilosesh të korruptuarve.

Anri Bala: Me njerëzit përditë jemi të gjithë, nuk je vetëm ti o zotëri, Nënë Tereza, Shën Tereza. Je për të mos u besuar. Ik e mohoja Taulantit, që nuk të ka ndihmuar në zgjedhje.

Agron Shehaj: Je i pacipë. Je i pafytyrë.

(Shehaj largohet nga lidhja live në distancë)

Anri Bala: Të kërkoj ndjesë për fjalën gjarpër që përdora, më fal e tërheq.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb