Nuk kanë munguar kritikat dhe akuzat e forta të qytetarëve në protestën e Partisë Demokratike, të organizuar para Kryeministrisë.
Në mesazhin e tij, qytetari Qetsor Braho nga Skrapari, e cilësoi kryeministrin Edi Rama si diktatorin e fundit, ndërsa bëri thirrje që qytetarët të bëhen bashkë dhe të rrëzojnë këtë regjim.
I revoltuar, ai theksoi se Rama duhet të hetohet nga SPAK në detyrë dhe të përballet me të këqijat që i ka bërë vendit.
Mesazhi i plotë i qytetarit:
“Përshëndes doktor Berishën që fjalën e dhënë e mban, kurse ky legeni i ka bërë njerëzit servila, fjala, zakoni është më i fortë nga ligjit. Ne i kemi humbur vlerat nga Edi Rama nga ky legen. Kam ardhur këtu tek sheshi sepse halli jonë e deshi këtu tek sheshi, që ta heqim që këtu tek sheshi. Ta heqim me forcën e popullit. Thotë e ka fajin Saliu, Saliu ka kërkuar edhe ndjesë se njeriu bën edhe gabime. Ndërsa ai nuk di të thotë, njeriu po nuk tha më fal dhe të lutem nuk është njeri. Ai është maskara. I bëj thirrje SPAK, kreut të SPAK, ta hetojë në detyrë ndaj e ka krijuar Amerika që ekzistojmë ne si shtet, sepse do të kishim humbur. Ky është diktatori i fundit. Është më i keq nga Enveri…të parët tanë ishin më të zgjuar nga ne…Ky brez i ri sot i ka të gatshme, dhe nuk del këtu. Ndërsa të parët tanë, vinin dhe tregonin histori të jetuara. Në mort një njeri, i shikonte të varrosurit i zhvarroste natën dhe i kthente përmbys lakuriq. Më vonë nuk jetoi më dhe la një djalë. Djali u 18-vjeç dhe me të drejtë kërkonte të atin, por nuk e zinte njeri në gojë. Pyeti nënën përse babanë nuk e zë njeri në gojë as për mirë dhe as për keq…Ajo i tha ah mor birë, “sepse kishte një huq të keq dhe ia tregon historinë”. Djali tha ja tregoj unë fshatit dhe merrte pjesë në ceremoni mortore, varroseshin njerëz, u merrte stoli i kthente përmbys u fuste edhe një hu në mendere, më falni për shprehjen dhe Rama ky është. Ky edhe socialistëve u ka futur nga një hu në mendere dhe këta janë pakica. Dhe thotë ka 83 mandate, ku i gjete more maskara? Por pushteti të konsumon, ky është komunisti i fundit. Mirë që nuk e lë NATO sepse do të fuste dhe ushtrinë. Por është vlerë e doktorit Saliut që na fut në NATO. Ky është sadist, ka dhënë shembullin e keq. U humbi vlerën grave tona… E beri Baluken lesh e li…ajo tjetra i thotë Skënderbe…Ku krahasohet ky me Skënderbeun e Ismail Qemalin, Nuk do heqim baluken e të numërojmë numra këtë do heqim të parim. I them edhe njëherë SPAK ta gjykojë në punë, me mandate të vjedhura. Nuk duhet të qeverisë. U bëj një thirrje jo të përçarë, Lapajn e morën i ranë me bidona. Interesat janë të përbashkëta, të gjitha shtresat sociale janë prekur. Ky mandatet i vjedh, i merr zgjedhjet me tallava, me gra. Ka humbur vlera e kombit tonë. Nga Shkodra, që ka lënë martirë të demokracisë , nga Vlora nga qyteti i Flamurit të ngrihemi të tërë. O e heqim ne…Forca e popullit. Ne i kemi qëndruar ushtrive dhe e keqja na ka ardhur nga armiqtë e vendit. Ne do ta bëjmë Shqipërinë dhe për inat të komunistëve, ky është diktatori i fundit”, tha ai.
