Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë për mediat u pyet lidhur me lëvizjen e Ervin Salianjit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se, ‘e birësuan dhe ta gëzojnë’, ndërsa ritheksoi edhe njëherë se është i vetëpërjashtuar.

“Dhunën më të egër ndaj njerëzve e ka përdorur polici që ka gjuajtur me plumba gome në ballë. Dje Denis Gremi ishte viktimë e një goditje të rëndë në kokë. Unë nuk them se nuk ka pasur elementë tek tuk, por nuk ka pasur policë të plagosur. Kishin çuar disa policë i kishin shtrirë… Unë u bëra gati të nisesha t’u tregoja shqiptarëve që nuk ka të plagosur. I vetë-përjashtuari është i vetë-përjashtuar nuk ndryshon asgjë. Por birësimet kanë ndodhur dhe ndodhin në të gjitha kohërat. E birësuar, iku mori fund… Po të mos birësohej do të ishte. Ai zgjodhi vetë-birësimin, iku mori fund. Të lutem tani se nuk kam kohë të merrem me atë problem”, tha Berisha.

Pjesë nga fjala;

Pyetje: Frikë për të patur Salianji përballë?

Sali Berisha: E thatë gabim, kur tjetri birësohet politikisht, bën zgjidhjen e tij…

Një ditë më vjen nga burgu në zyrë dhe më thotë erdha të të marr një mendim. Kemi bërë gjithçka për ta cilësuar të burgosur politik dhe e ka merituar. Më thotë se kërkojnë një deklaratë se nuk do të vras Fatmir Xhafën. I thashë kur ta kërkon? Gjykata…

Unë i them se je i burgosur politik dhe të këshilloj që një deklaratë të tillë të mos e bësh…

Këshilla ime është që mos ta firmosni, se kjo të fajëson. Të mbet se je i ri dhe ke karrierën përpara. Iku, doli erdhi! Ça bëre me atë i thash? Jo tha s’ma kërkuan më. Tani të tjerat lexoni vetë.  Kështu që nuk është përgjegjësia ime për atë që birësohet politikisht këtu apo atje. Ka bërë zgjedhjen e tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: