Një lajm i bujshëm po qarkullon orët e fundit në Itali.

Mediat përtej Adriatikut e quajnë të kryer kalimin e sulmuesit Caleb Ekuban te Genoa.

Vlera e operacionit sipas tyre do të jetë rreth 2 milionë euro, ndërsa java e ardhshme shihet si koha e duhur për të zyrtarizuar këtë transferim.

Kështu, Ekuban rikthehet edhe njëherë aty ku hodhi hapat e para. Ai ka luajtur për Partizanin 34 ndeshje në sezonin 2016-2017, duke realizuar 17 gola.

Ndërsa vitin e kaluar ai ka mbrojtur ngjyrat e Trabzonspor. Ganezi ka pasur një ecuri pozitive në Superligën Turke duke realizuar 11 gola në 40 ndeshje.

Tani pritet se si do të shkojë kjo eksperiencë e dytë e 27-vjeçarit në Itali, vend, ku dhe ka lindur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb