Ish-futbollisti i Çelsit, në vitet 81-86’, Paul Kanovill, ka mbetur i zhgënjyer nga paraqitja e Romelu Lukakut te blutë e Londrës.
Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, 60-vjeçari beson se lëvizja më e mirë në merkaton e verës te skuadra e Çelësit do të jetë rikthimi i Armando Brojës, që po zhvillon një sezon të shkëlqyer te Sauthempton si i huazuar.
“Është turp që gjërat nuk funksionuan për Romelu Lukakun. Mua më duket e çuditshme sepse ai e filloi “zjarr”. Sigurisht që nuk i përshtatet edhe sistemit të lojës. Ndoshta lëvizja më e mirë në verë do të jetë rikthimi i Armando Brojës”, shkruan Paul Kanovill. /PanoramaSport/

