Igli Tare u largua nga Lazio pas shumë vitesh si drejtor sportiv. Mediat italiane zbulojnë prapaskena interesante, rreth të ardhmes së mundshme të Tares. Sipas gazetarit Alfredo Pedulla, Tare i është propozuar Milanit dhe më pas Napolit.

Kuqezinjtë sapo ndanë rrugët me Maldinin dhe për momentin ai rol do të mbulohet nga një grup i brendshëm. Nëse do të ketë diçka të re në këtë front, me siguri se do të bëhet publike.

Napoli synon që të zgjidhë fillimisht çështjen e trajnerit, për të menduar më pas për drejtorin sportiv. Klubi kampion në fuqi i Serie A po shqyrton të gjitha alternativat dhe në javët në vijim priten të reja të rëndësishme.

Kështu, përfundimisht, të gjitha kartat mbeten të hapura, me të ardhmen e Igli Tares që mbetet enigmë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: