Turi i integritetit 2019, që sheh të impenjuara Ligën e Serisë A, kompaninë Sportradar (një ndër monitorueset e ndeshjeve të Skënderbeut) dhe Institutin për Kreditin Sportiv, trokiti sot në Torino dhe më konkretisht në Juventus Training Center të Kontinasës.

Në mëngjes është takuar ekipi A, ndërsa në pasdite janë kryer ëorkshop-e të ndryshime në JTC të Vivonos për të takuar ekipin U-19 dhe U-17.

Objektivi ishte lufta ndaj trukimeve të ndeshjeve dhe mënyrat sesi mund të luftohen mashtrimet sportive dhe për te edukuar atletët më të rinj me persona ekspertë.

Marcelo Presila, përgjegjës i Sportradarit për Italinë, ka shpjeguar fenonimenin e trukimit të ndeshjeve në të gjitha format e tij, duke ilustruar dhe rreziqet dhe pasojat që ka ky fenomen i shëmtuar.

Lojtarëve të rinj u janë shpërndarë identikite të personazheve të njohur në botën e trukimit, kriminelë të vërtetë që përpiqen t’i mbërthejnë futbollistët që në moshë të re. Ata janë njohur me mekanizmin, çka do t’i lejojë të jenë në gjendje për të luftuar fenomenin në të ardhmen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: