SHBA – Salma Hayek është vetëm një metër dhe 57 centimetra por kjo nuk e pengoi aktoren të këtë sukses dhe karrierë të jashtëzakonshme.

Bukuroshja ezmere ka fikur sot më 2 shtatort plot 50 qirinj shkruan Repubblica.it. Diva me origjinë libaneze, debutimin e saj si aktore e ka bërë në Meksikë me telenovela. Ardhja në

Hollyëood e hodhi atë në ekranin e madh me filma të shumtë si “Desperado” (1995), “Dogma” (1999) dhe Wild Wild West (1999).
Salma Hayek ishte muza e shumë regjisorëve, por roli i saj më i famshëm ka qenë ai, ku bukuroshja interpreton piktoren meksikane, Frida Kahlo, në filmin me të njëjtën titull.

Që nga viti 2006, 50-vjecarja është e lidhur me miliarderin francez, Francois-Henry Pinault, me të cilin ka edhe një vajzë, Valentina Paloma. Në vitin 1996 revista “People” e përfshiu në listën e 50 femrave më të bukura në planet.

Duket se vitet për Salma Hayek nuk kalojnë se sic e shihni në foto ajo mbetet e mrekullueshme dhe e freskët gjithmonë.
(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb