Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka shpërndarë një mesazh në Ditën e Rinisë, 8 Dhjetorin.

Spiropali shkruan se sot më shumë se kurrë nevojitet pjesëmarrja e të rinjve në një kohë kur Shqipëria është në një process intensiv për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

“8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë, simbolizon pasionin e vajzave e djemve shqiptarë, si faktor thelbësor ndryshimi, për ta kthyer Shqipërinë në familjen e saj natyrale.
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishte esenca e vet historisë shqiptare, në kontradiktën më të thellë e të qenurit një nga bërthamat e vjetra të kontinentit europian, por njëkohësisht e ndarë gjatë e dhunshëm prej kësaj përkatësie.
Sot ecim më shpejt e më të sigurt drejt anëtarësimit të plotë në BE🇪🇺, ku të rinjtë e Shqipërisë kërkohet më shumë se kurrë të jenë pjesëmarrës, këmbëngulës, kontribues për Shqipërinë demokratike, meritokratike, të hapur, konkurruese, inovative, me drejtësi e mundësi për të gjithë”, shkruan ministrja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb