Matilda Habilaj, vajza e Fatmira Dedës dhe motra e Elvis Dedës po dëshmon nën Gjykatën e Posaçme.
Matilda ka rrëfyer se duke pasur parasysh influencën e të vëllait, nëse ai do të ishte gjallë askush nuk do të guxonte të prekte nënën e tij, e jo më t’i merrte asaj jetën siç edhe ndodhi.
“Po të ishte Loshka gjallë, ata që e kanë vrarë mamin, nuk kanë pasur shanse të prekin një fije floku. Vëllai ishte shumë i lidhur me mamin.
Mamin në mënyrë makabre e ekzekutuan për ca para të vogla. Mesa kam parë në media, mami im është vrarë për 12 mijë euro.
Shtetasin Besnik Dedja e njoh ai dajën e Loshës. Edhe i imi është, por unë nuk kam pasur asnjë marrëdhënie me ta, që në vogëli”, tha ajo.
