SHBA
Kathy Hilton është pikëlluar shumë pasi shikoi dokumentarin e vajzës së saj, Paris Hilton, “This Is Paris”, në të cilin Paris, foli për përvojat e saj traumatizuese dhe abuzive në një shkollë me konvikt në Juta.
“Më futi në depresion”, tha Kathy, 62 vjeçe gjatë një interviste me gazetarin, Andy Cohen.
Ylli i “Real Housewives of Beverly Hills” pranoi se ajo fillimisht nuk donte ta shihte filmin, i cili u shfaq premierë në YouTube në shtator të vitit 2020, sepse mendoi se do të ishte shumë e dhimbshme të dëgjoje për kohën e Parisit në shkollën “Provo Canyon”.
“Ishte e tepërt vetëm pasi pashë klipet dhe promot, sepse mund të imagjinoni që sapo e zbuloja për abuzimin. Ishte me të vërtetë shkatërruese që ajo e mbajti atë sekret për 20 vjet”, tha Kathy.
Kathy tha se pranoi ta shihte filmin me Paris, pasi ajo i tha se sa e rëndësishme ishte kjo për të.
“Ne mbajtëm duart për një orë duke parë këtë gjë, dhe energjia që po ndjeja prej saj… sa e lehtësuar dhe e lumtur që ajo ishte që po e shikoja…”
