Ekipet e emergjencës po vijojnë kërkimet për të gjetur dhe shpëtuar persona që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e një ndërtese 18-katëshe në Nairobi të Kenias.

Qendra tregtare, e cila ishte në ndërtim e sipër, u shemb brenda pak sekondave. Pamjet e publikuara në internet tregojnë momentin kur struktura rrëzohet si një “kullë letre”.

Ekziston mundësia që nën rrënoja të ndodhen njerëz, me shumë gjasë punëtorë që ndodheshin në kantier. Ende nuk ka një numër të konfirmuar të personave që mund të jenë bllokuar.

Shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Shkaku i shembjes është nën hetim. Shkeljet e mundshme të rregullave të ndërtimit janë mes faktorëve që po shqyrtohen, por ende nuk ka një përfundim për rrethanat që çuan në rrëzimin e ndërtesës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb