Pamjet që shihni tregojnë dëmtimet që ka pësuar rruga Prrenjas-Librazhd. Siç shihet nga pamjet me dron të siguruara për BalkanWeb nga gazetari Fatmir Popja, në vendin “Arrat e Gurrës” toka ka pësuar rrëshqitje, duke bërë që rruga të mbyllet, pasi dëmet janë të mëdha, ndërsa rrezikohet jeta e çdo personi që mund të kalojë mbi të.

Nga pamjet në fjalë shihet se si ka devijuar rruga, ndërsa një pjesë e asfaltit është spostuar.

Kujtojmë se rruga do të hapej sot në mesditë për automjetet, por duket se kjo gjë nuk do të ndodhë, ndërsa lëvizja është pezulluar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: