Ulja në Tokë e ekipit të ‘Artemis II’ përbënte një manovër tepër të ndërlikuar. Gjatë rikthimit nga misioni në Hënë, kapsula arriti përkohësisht një shpejtësi prej mbi 38 000 kilometra në orë, 30 herë më shumë se shpejtësia e zërit.

Gjatë rikthimit në atmosferën e Tokës, anija kozmike u përball me temperatura mbi 2.700 gradë Celsius. Kapsula “Orion” u mbrojt nga djegia përmes një mburoje termike.

Për rreth gjashtë minuta, komunikimi me qendrën e kontrollit u ndërpre qëllimisht. Më pas, e ngadalësuar nga parashutat, kapsula u ul në Paqësor, ku 4 astronautët Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe Jeremy Hansen zbritën të sigurt, pas rreth 10 ditësh mision në Hënë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb