Një efektiv i policisë së Malit të Zi është vënë në pranga nën dyshimin se mbrëmjen e djeshme ka tentuar të dhunojë seksualisht fqinjën e tij të mitur.

Mediat malazeze raportojnë se ndërsa vajza ka qenë duke kaluar pranë shtëpisë së tij, polici i identifikuar i shtetasi D.L 54-vjeç, e ka ftuar 13-vjeçaren të ndjekë ndeshjen me fëmijët e tij dhe më pas ka tentuar ta sulmojë.

Raportohet se vajza ka njoftuar prindërit se do të ishte në shpinë e fqinjëve dhe pas disa minutash është kthyer me nxitim në shtëpi ku u ka treguar prindërve për ngjarjen.

“Efektivi ka qenë vetëm në shtëpi dhe menjëherë ka filluar ta përkëdhelë dhe ka tentuar ta puthë. Ajo e ka larguar dhe ka ikur në shtëpi”, raportojnë mediat malazeze.

Drejtoria e Policisë ka konfirmuar zyrtarisht informacionin për arrestimin e efektivit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb