24-vjeçarja turke, Rumeysa Gelgi është zgjedhur si femra më e gjatë në botë. Gjatësia e saj është 215.16 centimetra dhe është vendosur në Rekordet Botërore Guinnes.

Lartësia fenomenale e Rumeysa Gelgi është për shkak të një gjendje të quajtur sindroma Weaver, e cila shkakton rritje të përshpejtuar dhe anomali të tjera.

Gelgi u mat përsëri këtë vit pasi u emërua adoleshentja më e gjatë në botë në vitin 2014, në moshën 18 vjeçare.

Për shkak të gjendjes së saj, Gelgi zakonisht lëviz përmes një karrigeje me rrota.

Gelgi është e prirur të përdorë platformën e saj për të informuar njerëzit rreth kushteve të rralla mjekësore si Weaver.

“Çdo disavantazh mund të kthehet në një avantazh për veten tuaj, kështu që pranoni veten ashtu siç jeni, jini të vetëdijshëm për potencialin tuaj dhe bëni më të mirën tuaj”, tha ajo në deklaratë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb