Më shumë se 100 diplomatë rusë janë dëbuar nga 14 vende të Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke bërë kështu ekspulsin më të madh të diplomatëve rusë në Rusi.
Për Sekretarin e Jashtëm të Britanisë, Boris Johnson, kjo është një përgjigje e jashtëzakonshme ndërkombëtare e dhënë ndaj Rusisë, pas helmimit me agjent nervor të ish-spiunit Sergei Skripal dhe vajzës së tij. “E gjithë bota i është vënë kundër,” tha ai, shkruan DailY Mail.
Megjithatë nga ana tjetër, lideri rus Vladimir Putin i është përgjigjur me shumë butësi këtyre veprimeve.
Kryeministrja britanike Theresa May e përshkruajti si një vendim të denjë heqjen e ambasadave ruse nga SHBA, Kanada dhe 14 vende të Bashkimit Europian, si një mesazh drejtuar Putin, për t’i thënë se nuk do të lejojnë që përpjekjet e tij të thyejnë ligjin ndërkombëtar.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar dëbimin e dhjetëra “zyrtarëve të inteligjencës” së Rusisë dhe ka urdhëruar mbylljen e konsullatës ruse në Sietëll.
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk ka thënë se 14 shtete të BE-së kanë dëbuar nga vendet e tyre diplomatët rusë, pasi blloku e konsideron përgjegjëse Rusinë për helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, në Salisbury në Britani të Madhe.
Një vendim për dëbimin e diplomatëve rusë u mor edhe nga kryeministri Edi Rama në Shqipëri.
(e.f/BalkanWeb)
