Në një postim në rrjetin social facebook, kryeministri Edi Rama, shkruan se do të vijojnë përpjekjet e përbashkëta për shuarjen e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit.

Sipas tij, edhe sot gatishëmria do të jetë e lartë, por thekson se situata është e përmirësuar falë angazhimit të strukturave shtetërore.

“Një tjetër ditë gatishmërie të lartë e përpjekjesh të përbashkëta, përballë një situate të përmirësuar falë mundimesh e sakrificash të admirueshme por me rreziqe e të papritura në çdo çast”, nënvizon Kreu i Ekzekutivit.

Rama ka reaguar lidhur edhe me reagimet ndaj kësaj situate duke shtuar se “krehin veten para pasqyrave mediatike”.

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin e tyre të krehjes para pasqyrave mediatike, teksa në tërë Europën Jugore digjen në flakë mijëra vatra zjarri nga Spanja e deri në Turqi”, shprehet kryeministri Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb