Një zjarr shkatërrues përfshiu një ndërtesë tregtare shumëkatëshe në qytetin lindor të Irakut, Kut, duke lënë pas rreth 60 viktima dhe dhjetëra të plagosur, sipas autoriteteve lokale dhe mediave irakiane.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, shihet se si e gjithë godina është përfshirë nga flakët, ndërsa në tarracë shihen njerëz që kërkojnë ndihmë.

@thenationalnewsAt least 50 people have been injured or killed in a huge fire at a shopping mall in Iraq. Footage showed the five-storey building in the city of Kut engulfed in flames, as firefighters battled overnight. Authorities said they were still assessing the death toll.♬ original sound – The National News

Zjarri shpërtheu gjatë natës në qendrën tregtare Kut Hypermarket, duke zënë brenda dhjetëra persona. Pamje të publikuara në rrjetet sociale tregojnë ndërtesën të mbuluar nga flakët, ndërsa njerëz qëndronin në çati në pritje të ndihmës dhe të tjerë dilnin me qetësi nga godina, ndërkohë që zjarri vazhdonte të përhapej.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb