Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala ka folur së fundmi rreth të ardhmes së tij.

“E kam një derë të hapur për një rikthim në Argjentinë, por ende nuk e di nëse do të ndodhë. Paredes më bën presion çdo ditë për të shkuar në Boca.

Babai im ka qenë gjithmonë një tifoz i tyre dhe fansat gjithashtu më shkruajnë në Instagram. E vërteta është se do të doja të luaja në Argjentinë.

E di se klubi i Instituto-s më ka ndihmuar në fillimet e karrierës sime dhe tifozët e mi më duan atje”- tha Dybala.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb