Egzona Ademin e kemi njohur si një nga këngëtaret e talentuara e këtë vit e pamë edhe në rolin e ‘vocal coach’ në X Factor Albania. Këtë herë ajo ka rrëfyer për “Natën me Aulonën” në MCN diçka më shumë për jetën e saj, etapat delikate e të vështira dhe faktit që pavarësisht se ka realizuar projekte të veçanta, ende nuk ka marrë shpërblimin që meriton.

Në këtë pikë, moderatorja Aulona Musta i sugjeroi që një mënyrë mund të ishte hyrja në Big Brother VIP. Egzona nuk e përjashton si mundësi pasi është një eksperiencë që të lejon të njohësh veten plotësisht, por njëkohësisht rrezikon shumë. Ajo zbuloi edhe një arsye që e bën të hezitojë për hyrjen e saj pasi është një çrregullim.

Egzona Ademi: Unë kam një çrregullim, besoj se quhet çrregullim i shëndetit mendor, mirë jam, nuk jam keq. Quhet mizofonia, unë kam problem zhurmat për shembull kur mbllaçitet dikush, kur bën zhurmë, qoiftë edhe kjo e thonjve, ciklike. E kam problem atë gjë dhe e kam vuajtur që e vogël dhe mendoj që ndoshta kur jeton me njerëz është pak e vështirë se okej ti i thua një herë, dy herë por tani secili është mësuar në shtëpi të ndryshme dhe ti…

Imagjino të gërhiturën pastaj!

Egzona Ademi: Ajo është gjë që nuk i vë faj askujt sepse është e pavetëdijshme dhe çfarë do i bësh, futet në tru dhe të lë pa gjumë.

Megjithatë ti nuk e përjashton fare si mundësi, nuk i dihet.

Egzona Ademi: Nuk i dihet, nuk them jo, për 100 vjet s’futem ose do futem. Varet ku do të jem në ato momente nëse më bëhet ftesa.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: