Nënkryetari i PD Edmond Spaho, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se kryeministri Edi Rama është paralajmëruar për situatën që në fund të muajit shkurt.

Spaho u shpreh se Shqipëria sot fatkeqësisht ka bërë edhe më pak teste sesa Kosova.

Testimin masiv e kërkojnë ekspertët e organizatave të huaja, në të gjitha vendet që ka rënë koronavirusi. Shqipëria tesotn më pak. Shqipëria teston më pak se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, madje edhe se Kosova.

E kemi paralajëmruar kryeministrin deri në fund të shkurtit dhe tha i kemi marrë masat. Në fakt, nuk është kështu, nuk ka marrë masa. Nuk ka bërë teste. Nuk ka kide të reja Shqipëria. Të gjitha Republikat në Ballkanin Perëndimor. kanë porositur kide të reja, vetëm ne jo”, tha Spaho.

Edmond Spaho theksoi se qeveria ka zgjedhur një strategji të gabuar, duke shtuar se duhet të kishte të shtruar me Covid-19 edhe jashtë Tiranës, jo vetëm në kryeqytet.

“Strategjia që është zgjedhur për të mbajtur të shëruarit në Tiranë nuk është e drejtë. Kam ndjekur debatin e profesionistëve. Ata janë të mendimit se duhen hapur edhe pika të tjera, jo vetëm në Tiranë. Edhe spitalet private kanë thënë se duhet që të bëjnë teste.

Instituti këtu në Tiranë mund të trajtonte njerëz dhe të dërgonte persona në Shkodër ta themi, në Fier, Korcë etj. Mbajtja e kontrollit të qendërzuar besoj se bëhet për të dalë nga situata sa më pak të dëmtuar politikisht. Nëse do kishte strategji të menduar, situata do ishte më mirë sot”, tha Spaho.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: