Deputeti i PS-së, Ulsi Manja ka replikuar sot nga Kuvendi me Gazment Bardhin. Ai tha se Gjykata Kushtetuese e pranoi që GJKKO kishte ndërhyrë në kompetencat e Këshillit të Ministrave për rastin e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut.
“Meritonin një përgjigje se gjysmë të vërtetat janë shpesh herë që e fusin problemin në rrugë pa krye. Edhe pse nuk e kemi vendimin e GJK të arsyetuar kemi një njoftim. Bardhi shkon aty ku i intereson dhe i vë pikën fjalisë. Në rastin e regjimit të imuniteteve, është rregulluar me nenin 73 të Kushtetutës. Në këtë dispozitë nuk parashikohet masa e pezullimit nga detyra. GJK e pranoi që GJKKO ka ndërhyrë në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Ata tuajën e thonë. Ne kemi depozituar në GJK, dhe ju e dini, për interpretimin e neni 103 të Kushtetues. Kur të vijë këtu nisma, ta bëjmë debatin kushtetues dhe juridik për ndryshimin tonë, jemi gati që t’u përgjigjemi juve se ndryshimi jonë është imuniteti iluziv. Është rregullim procedurial jo zgjerim i imunitetit. A ka të drejtë prokuroria të hetojë apo Gjykata të vendosë masa, po. E keni mbaruar juridikun në kohëra të tjera!”, tha ai.
