Gazetarja Klodiana Lala komentoi në emisionin “Kjo Javë”, në News24 me moderatoren Nisida Tufa shkarkimin e Ilir Prodës.

Gazetarja Lala solli në vëmendjen edhe protestën e opozitës, ku u hodhën molotovë drejt Vilës së ish-diktatorit Hoxha, ku u tha se brenda ambienteve pati disa shtetas të huaj, ndërsa nënvizoi se kryeministria Rama e përdori këtë si pretekst për ta shkarkuar

“Dihet se si ka ikur, u gjet një pretekst për hedhjen e disa molotovëve në ish-Vilën e diktatori Hoxha në protestën e fundit të opozitës. Opozita parti një marshim në drejtim të institucioneve  të vendit. Ndalesa e parë ishte te Drejtoria e përgjithshme e Policisë ku pati edhe akuza nga Berisha ndaj Prodës për lidhje me botën e krimit. Rama përdori si pretekst sulmin me molotovë te ish-Vila e diktatorit Hoxha. Por parë në dritën e fakteve dhe për faktin se kishte një pakënaqësi shumë të madhe, Proda kishte firmosur një sërë transferimesh dhe ulje në Grada. Pra zoti Rama kishte thjeshtë pretekst për atë që ndodhi. Sepse e dimë që në 21 Janar janë vrarë njerëz në Bulevard dhe nuk u shkarkua asnjë drejtor policie, pra mendoj që zoti Rama përdori këtë moment për ta shkarkuar Prodës. Por po ashtu pati edhe një reagim nga ndërkombëtarët pas sulmeve te ish-Vila e ish-diktatorit Hoxha. Duhet thënë që zoti Rama do ta shkarkonte nuk kishte dyshim. Por duhet thënë edhe se zoti Proda e kishte kthyer Policinë e Shtetit si një pronë të tij dhe po bënte një shpërndarje të gjitha ata që i konsideronte një konflikt. Ka pasur një debat përpara se të lirohej nga detyra…dhe ai kishte dorëzuar dorëheqjen…Ishte një largim pa lavdi”, tha ajo.

 

Gjithashtu ajo tha se Sokol Bizhga është duke shkarkuar dhe larguar të gjithë njerëzit që emëroi Ilir Proda në detyrë në Policinë e Shtetit apo që ishin të lidhur me të.

“Sokol Bizhga është duke shkarkuar dhe larguar një nga një të gjithë njerëzit që emëroi Ilir Proda në detyrë në Policinë e Shtetit apo që ishin të lidhur me të. Zoti Rama i ka paraprirë diçkaje më të madhe mendoj, se çfarë do jetë, mbetet që ta shohim më tej. Pra ajo që kam vërejtur pas ardhjes së Bizhgës është lëvizja me firmë e një sërë drejtuesish që ishin njerëz besnik të Prodës. Po kryen edhe transferime të ndryshme, pra po përpiqet të riparojë dëmet që ka shkaktuar Proda gjatë ndenjes në detyrë. Besoj se nuk do ketë kohën e mjaftueshme në detyrë për t’i bërë”, tha Lala.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb