Arman Durmishi po kalon një formë të shkëlqyer me Juventusin U-20. Sot ka shënuar golin e radhës në Primavera, ndërsa ndeshja ishte në transfertën e Lacios U-20.

Sulmuesi i Kombëtares U-19 është shpërblyer gjatë kësaj kohe nga “Zonja”. Kjo pasi është vendosur që t’i rinovohet kontrata deri në vitin 2028.

Për Durmishin janë tashmë 11 gola në këtë sezon, ndërsa regjistron më pak se 1300 minuta të luajtura. Golashënuesi kryesor i Juventusit U-20 shikohet si një nga sulmuesit shqiptar me të ardhme të ndritur.

17-vjeçari vendosi të largohet nga Sllovenia, për të përfaqësuar Shqipërinë. Me kuqezinjtë luajti edhe në Europianin U-17.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb