Situata e tensionuar para godinës së News24 ka marrë një tjetër kthesë sot, pasi një prej punonjësve të televizionit, Arkad Bazaiti, i cili ishte futur brenda në kuadër të procedurës për marrjen e sendeve të punës të sekuestruara më herët nga policia ushtarake, është ndjerë keq pas daljes nga ambientet me forcë nga autoritetet.

Menjëherë pas incidentit, para godinës ka mbërritur një mjet i urgjencës për t’i ofruar kujdes shëndetësor dhe ndihmën e parë punonjësit.

Ky zhvillim vjen mes tensioneve të vazhdueshme, ku gazetarët e News24 dhe Panorama vijojnë të mos lejohen të hyjnë lirshëm në vendin e punës, pavarësisht vendimit të gjykatës që u jep të drejtën për të marrë mjetet dhe materialet e tyre.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb