Këngëtarja Linda Halimi, konkurrente në “Big Brother VIP Kosova”, ka folur më shumë për periudhën e saj më të vështirë, kur u përball me paragjykime të ndryshme pas martesës me reperin amerikan Big D. Në një bisedë me Metin dhe Lumbardhin, mes lotësh këngëtarja tregon sa keq është sulmuar nga mediat, por më keq akoma, pas kësaj martese ka ende të afërm që nuk i flasin.

“Nuk kam qenë kurrë një person që viktimizohem. Unë e di, edhe pse më kanë ftuar në “Big Brother”, se si kam mundur të mbijetoj duke qenë e martuar me një person që nuk është shqiptar dhe i ngjyrës tënde. Më patën mbytur portalet, më kanë bërë presion pafund prej 2012-ës, imagjino sa tabu ka qenë. Në fillim e kam vuajtur shumë, se kam humbur shumë familjarë, kam xhaxhallarë që nuk flas me ta ende, madje i kanë thënë babait tim ‘nëse ti nuk je i gatshëm, e marrim ne gjakun, ta pastrojmë ne gjakun”, – rrëfen këngëtarja mes të tjerave.

Linda tha se ajo është e lumtur për zgjedhjen që ka bërë, por ndihet keq, sepse atë periudhë, më shumë se kushdo, e kanë vuajtur prindërit e saj. “Më shumë më janë dhimbsur prindërit e mi. Nëna ime ka qenë një herë në autobus dhe kur e kanë kuptuar se është nëna ime, e kanë ofenduar duke i thënë: ‘Ti e ke edukuar keq, largohu nga autobusi’. Vëllait tim i kanë bërë presion, kam vuajtur shumë”,– tregoi Linda e përlotur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: