Një rrëfim ekskluziv ka ardhur në emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’ me autores Evis Ahmeti, nga Fatjon Hoxha, burri i Merushe Hazizaj që u vra nga babai i të riut Xhevahir Hoxha.

Mes lotësh Fajtoni tha se kishte ngrenë dhe pirë në familjen e Merushes, ndërsa mbanin një lidhje të fshehtë së bashku. Ai tregoi mes të tjerash se arsyet ekonomike e kishin shtyrë që të kthehej në banesë pranë prindërve të tij.

Ai tregoi se mamaja e tij e kishte parë të atin pas krimit teksa po varte veten dhe nuk kishte bërë asnjë tentativë për të ndërhyrë. Por edhe më tronditëse ishte dëshmia e tij, teksa deklaroi se para disa vitesh babai i tij, kur sapo e kishte sjellë Merushen në shtëpi, i ishte futur asaj natën në dhomë dhe kishte tentuar që të kryente marrëdhënie seksuale.

Sipas Fatjonit, ditën e vrasjes ajo ka bërë rezistencë, pasi është parë nga shenjat që janë lënë në murin e dhomës dhe në murin e tualetit.

Në mbyllje të emisionit, ai deklaroi se është i gatshëm që t’i shkojë deri në fund kësaj historie për të gjetur dhe bashkëfajtorë që kanë lejuar që ky krim të ndodhte dhe nuk kanë marrë masa për ta parandaluar.

“Jam shumë i gatshëm t’i shkoj deri në fund kësaj çështjeje, por e di që dhe mund të më hedhin fajin mua, por nuk është faji im që e desha shumë dhe më donte shumë”, tha ai.

Në një lidhje telefonike për ‘Emisionin me zemër të hapur’ xhaxhai i Fajton Hoxhës, vëllai i viktimës, tha se çifti duhej, ndërsa shtoi se nuk mund të ndërhynte pasi ishte në punë larg.

“Fajtoni e donte nusen. Atë ditë nuk ishte në shtëpi. Fatjoni sa iku në punë. Kur më vjen gruaja me vrap dhe më thotë; njofto fajtonin se nusja është në dhomë dhe po e vret Xhevairi. Unë isha në punë. Gruaja ime nuk ikte dot, se kemi një rrjetë teli aty. Derdhi më tha mua. Ata duheshin. Por se dija ça mendje kishte burazeri. Nuk di gjë nëse i ka dhënë leke vëllai im policëve.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb