Gabimet e Donnaruma-s dhe Mendy-t kanë bërë që shumë njerëz të kujtojnë Loris Karius këto ditë. Portieri gjerman mbrojti portën e Liverpool-it në atë finale kundër Real Madridit në vitin 2018 dhe u sulmua përgjithmonë nga gabimet e tij.

Situata e tij arriti deri në atë masë sa që në verë skuadra angleze nënshkroi Alison Becker dhe Karius shkoi në huazim te Besiktas për dy sezone dhe më vonë tek Union Berlin.

Këtë sezon ai është rikthyer në radhët e skuadrës së drejtuar nga Jürgen Klopp, por duke parë që bashkëkombasi i tij nuk e llogarit, ka vendosur që të gjitha përpjekjet t’i vërë në fusha të tjera dhe tashmë rezultatet janë të dukshme.

Portieri nuk është thirrur në asnjë ndeshje zyrtare këtë sezon, ndaj ka vendosur të përfitojë nga koha mes hekurave në palestër. Në postimin e tij të fundit në Instagram, gjermani shfaq një trup më voluminoz që tregon transformimin mbresëlënës fizik që ka pësuar.

Ndjekësit e tij kanë dashur ta vlerësojnë menjëherë figurën e tij të re me etiketime si “bisha” apo “Terminatori” dhe ai buzëqesh me krenari bashkë me mesazhin “pasdite e kaluar mirë”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LORIS (@loriskarius)

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb