Të qenit grua ia ka shpëtuar jetën gazetares Sigolène Vinson që punonte tek revista satirike “Charlie Hebdo”.
Ajo sikurse edhe dëshmitarë të tjerë kanë treguar se terroristët i kanë kërkuar me emra njerëzit kryesorë të revistës duke i vrarë më pas, transmeton koha.net.
Vinson ka treguar se njëri nga terroristët ia kishte drejtuar armën, por nuk e kishte qëlluar.
“Nuk po të vras sepse je grua dhe ne nuk vrasim gra, por duhet të konvertohesh në Islam”, ka treguar Vinson.
(d.d/BalkanWeb)