Myrto Uzuni realizoi golin e vetëm të Shqipërisë në humbjen 2-1 kundër Spanjës. Në përfundim të sfidës për mikrofonat e “RTSH-së”, 26 vjeçari u shpreh i lumtur për golin, por jo për rezultatin.

“Jam shumë i lumtur për golin pasi kam kaluar një periudhë shumë të keqe përsa i përket ndeshjeve ndaj Hungarisë dhe Anglisë. Kam marrë mesazhe shumë të këqijia. Shpresoj që në vazhdim të vijnë golat e radhës.

Përqendrimi i Shqipërisë – Gjithmonë pësojmë gol në minutat e fundit pasi kundërshtarët të imponojnë në luash kështu. Me pak përqendrim mund ta kishim evituar humbjen. Mendoj se kemi lojtarë të mirë, dh unë e meritoj të luajë nga fillimi. Nuk mund t’i ndaj shokët. Me të gjithë do të përshtatesha.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb