Një grua është gjetur e pajetë në Bulevardin kryesor në Vlorë.
Sipas informacioneve, mësohet se bëhet fjalë për një grua rreth 50 vjeçe e cila si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.
Ndërkohë ambulanca ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po priten ekspertët për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes së rëndë.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 50 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës.
