Nga Elbasani, ku po mban Foltoren me simpatizantë dhe qytetarë të këtij qyteti, lideri i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila ka rikthyer në detyrë zv/kryeministren Belinda Balluku.

“E mori Ramën për fyti, shkon nesër në zyrë. Në Ankara nuk  e mori lubia Ramën, e mori Rama lubinë. Ndaj ajo diktoi cdo gjë dhe GJK I hoqi masën e pezullimit. Cfarë do të bëjmë ne”, tha Berisha duke vijuar se PD do të nisë revoltat pa kthim deri në rrëzimin e qeverisë.

“Ne do të ngrihemi dhe nuk do të ndalemi. Ne do të ngrihemi me ata që janë gati. 3 mijë shqiptarë janë gati që nesër. Nuk rrihet më. Urdhëro e liroi, për tu zgjedhur kryetari i SKAP-ot duhet të shkojë e gjithë bota. Do ti kundërvihemi Edi Ramës, është në gjak me ne për votën, o do fitojmë për votën e lirë ose do të shuhemi.

Nesër në drekë mblidhet kryesia e PD, fillojnë revoltat dhe nuk ndalen deri në largimin e Edi Ramës. Ne do jemi ditë e natë cdo ditë, para kryeministrisë derisa të rrëzojmë Edi Ramën”, tha Berisha.

Sali Berisha: E mori Ramën për fyti, shkon nesër në zyrë. Në Ankara nuk  e mori lubia Ramën, e mori Rama lubinë. Ndaj ajo diktoi cdo gjë dhe GJK I hoqi masën e pezullimit. Cfarë do të bëjmë ne? Ne do të ngrihemi dhe nuk do të ndalemi. Ne do të ngrihemi me ata që janë gati. 3 mijë shqiptarë janë gati që nesër. Nuk rrihet më. Urdhëro e liroi, për tu zgjedhur kryetari i SKAP-ot duhet të shkojë e gjithë bota. Do ti kundërvihemi Edi Ramës, është në gjak me ne për votën, o do fitojmë për votën e lirë ose do të shuhemi.

Nesër në drekë mblidhet kryesia e PD, fillojnë revoltat dhe nuk ndalen deri në largimin e Edi Ramës.

Ne do jemi ditë e natë cdo ditë, para kryeministrisë derisa të rrëzojmë Edi Ramën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb