Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e “Ujit të Ftohtë”. Një grua e moshuar ka rënë nga autobusi urban dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës në gjendje të rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në Lungomare, ku teksa e moshuara po zbriste nga autobusi i linjës, ra nga shkallët.
Pas rrëzimit ajo ra përtokë në betonin e shëtitores, duke pësuar lëndime. Sipas informacioneve, ka hematoma në pjesën e fytyrës, kokës dhe gjymtyrëve. Qytetarët kanë lajmëruar menjëherë policinë dhe ambulancën.
E moshuara, për shkak të plagëve të marra, është transportuar drejt Spitalit të Vlorës.
