Në emisionin me “Zemër të Hapur” në News 24, të autores Evis Ahmeti është diskutuar për ngjarjen e ndodhur disa muaj më parë, ku Alban Mansaku dhunoi dhe tërhoqi zvarrë nënën e tij në rrugë duke përdorur gjuhë fyese e ofenduese ndaj saj.

Por e moshuara duket se nuk ka mundur ta përballojë këtë veprim të djalit dhe një muaj më pas, ka ndërruar jetë.

Në studion e emisionit ishte i pranishëm edhe personi i cili ka shpërndarë videon e dhunës në rrjetet sociale, i cili ka treguar disa detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

Sipas tij të gjithë banorët e zonës së Gjepalit ishin në dijeni të dhunës që Albani bënte kundrejt nënës së tij,  dhe videon e publikuar në rrjetet sociale i kishin gjithashtu edhe ata.

Ai theksoi se dhuna ndaj nënë Razijes ishte e përsëritur, dhe se kishte qenë shumë e vështirë të ishte dëshmitar i atij akti kaq brutal.

Gjithashtu shtoi se Albani ishte një person problematik dhe shkaktonte probleme edhe në lagjen ku jetonte.

Ai tha se ishte kërcënuar dhe ofenduar nga vëllai i Albani së bashku me familjarët e tij, dhe shkak ishte publikimi i videos në rrjetet sociale.

” Videot që unë kam publikuar në portal, i kishin edhe banorët e zonës. Filmimet ishin marrë nga kamerat e vëllait të Albanit i cili jeton në Gjermani.

Dhuna ishte e përsëritur dhe ishte shumë e vështirë që të isha dëshmitar i këtij akti brutal.  Të gjithë ne banorët ishim në dijeni të dhunës që ai i shkaktonte nënë Razijes. Albani ishte një person i cili shkaktonte shumë probleme edhe në lagjen ku jetonte.  Ai gjithashtu vinte dhe ofendonte edhe familjarët e mi. Unë jam kërcënuar së bashku me familjarët e mi nga vëllai i Albanit për videon që kam publikuar” përfundoi ai

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb