TIRANE

Edhe pse e motra nuk pranoi të dorëzojë mandatin, duke dalë kështu kundër vendimit politik të partisë së saj, Kiri Hajdari duket të jetë ndër më besnikët e kryedemokratit Lulzim Basha. Ai është parë në krah të kreut të opozitës gjatë marshimit drej kryeministrisë, në protestën e opozitës së bashkuar.

Pavarësisht vendimit të së motrës Rudina Hajdari, e cila doli kundër strukturave më të larta në PD, vëllai i tij është sot në protestë kundër qeverisë Rama.

Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, vajza e Azem Hajdarit tha se nuk e dorëzon mandatin e deputetit dhe do vazhdojë të jetë në Parlament, pasi sipas saj është vendi i duhur që i jep oksigjen demokracisë në vend.

“Parlamenti i jep oksigjen demokracisë në vend, i jep oksigjen partive politike. Është vendi ku ne përfaqësojmë sovranin, prandaj duke marrë parasysh që kjo është një përgjegjshmëri e lartë që ndjej mbi shpatulla, mendoj se qëndrimi në parlament është vendimi i duhur që i shërben të ardhmes së Shqipërisë”- tha Rudina Hajdari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb