Gjimnasti rus që përfaqëson Shqipërinë në kampionatin botëror që po  zhvillohet në Baku, Metvei Petrov ia ka dalë të marrë një rezultat të mrekullueshëm. Petrov fitoi medaljen e argjendtë në disiplinën e njohur të kalë me dorëza.

Rivaliteti ishte tejet i madh, gjithsesi, ai bëri më mirë se Cyril Tommasone, pas një paraqitje brilante.  31-vjeçari grumbulloi jo pak pikë, por 14.466.

Kjo nuk është hera e parë që Petrov mban lart flamurin e Shqipërisë nëpër botë. Diçka të tillë e ka bërë edhe në kompeticione të tjera të rëndësishme. Gjimnasti rus garon prej vish me ngjyrat kuqezi, teksa zotëron pasaportë shqiptare.

 

Petrov bëri debutimin e tij ndërkombëtar për Shqipërinë në Grand Prix të Brno, në Republikën e Çekisë, në nëntor 2018.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb