E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy Vanhorn ka qenë sot e pranishme në Kryeministri, vizitë e cila vjen rreth katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve dhe vetëm pak ditë përpara prezantimit të kabinetit të ri qeveritar.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se diplomatja amerikane ka qëndruar në Kryeministri vetëm 20 minuta.

Vizita e Vanhorn vjen ndërkohë që ditën e djeshme Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka miratuar me tre vota pro dhe dy kundër projektvendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Ky akt shënoi mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor dhe hapi rrugën për konstituimin e Kuvendit të ri. Pas shpalljes së rezultatit, hapi i radhës do të jetë mbledhja e parë e Kuvendit, ku pritet të zhvillohet seanca e konstituimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb