Kupa e Italisë do të dhurojë ndeshje shumë interesante ne fazën e saj çerekfinale. Duelet e paracaktuara nga skema do të shohin në fushë 4 sfida shumë interesante mes ekipeve që kanë mbetur në garë.

Liga Italiane ka publikuar datat dhe oraret zyrtare të sfidave, të cilat vendosen nga një ndeshje e vetme dhe nisin të martën më 31 janar me një duel të ndezur Inter-Atalanta. Më pas do të luhen të mërkurën sfidat Fiorentina-Torino dhe Roma-Kremoneze. Ndërsa të enjten mbyllen çerekfinalet me duelin Juventus-Lacio.

KALENDARI:
Inter-Atalanta – 31 janar, ora 21:00
Fiorentina-Torino – 1 shkur, ora 18:00
Roma-Kremoneze – 1 shkurt, ora 21:00
Juventus-Lacio – 2 shkurt, ora 21:00/ Panoramasport.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: