Julian Shehu po kalon një moment të artë në karrierën e tij. Mesfushori shqiptar, e ka nisur sezonin në mënyrë më të mirë të mundshme, teksa realizoi një supergol në minutën e 40-të, në duelin ndaj Zaglebie, të vlefshëm për javën e parë.
Me një gjuajtje të kalibruar nga jashtë zonës, mesfushori e dërgoi topin në trekëndëshin e portës, duke bërë që në stadium të shpërthejë në festë. Këto moment fantastik Shehu zgjodhi ta festojë duke bërë shqiponjën dykrenare me duar.
26-vjeçari bëhet kështu lojtari që e hap serinë e golave te Vidzev Lodz, në kampionat për sezonin 2025/2026.
Goli i mesfushorit të kombëtares tone rezultoi deçiziv për ekipin e Vidzev Lodz, pas vendasit arritën të fitonin 1-0, duke siguruar 3 pikët e para në kampionat.
